Rreth nesh

Me vendodhje në Tiranë, Mobileri Prestigj është një biznes që sapo ka festuar përvjetorin e tij të 15-të. Ekipi ynë i vogël ka një përvojë të çmuar në mobiljet e zyrës dhe është i angazhuar për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët tanë, qoftë në nivel lokal në Tirane, por edhe në qytete të tjera. Mobiljet tona ofrojnë një zgjidhje të plotë për biznesin tuaj.

Nëse keni nevojë për një furnizues të besueshëm për mobilimin e zyrës tuaj, ju lutemi të telefononi ose dërgoni e-mail dhe ne do të përshtasim një paketë vetëm për ju.

Ne garantojmë një zë miqësor sa herë që të na kontaktoni.

Misioni ynë

Të jemi ofruesit kryesorë të zgjidhjeve dhe shërbimeve me cilësi të lartë për klientët tanë. *T’ju shërbejmë me korrektesë dhe respekt klientëve tanë; Shërbimi është zemra e biznesit tonë.*Të krijojmë një kulturë që vlerëson dhe mbështet angazhimin e punonjësve, inkurajon zhvillimin personal dhe nxit bashkëpunimin në ekip.*Të jemi një burim i besuar dhe i vlefshëm në treg.*Të jemi të përkushtuar dhe përgjegjës ndaj klientëve tanë duke ofruar produkte që plotësojnë standardin tonë të qëndrueshmërisë. 

“Qëllimi ynë është që të ofrojmë zgjidhje konkurruese dhe të përballueshme per mobilimin e zyrave tuaja së bashku me shërbime të shkëlqyera, produkte cilësore dhe të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.”

Çfarë na bën ne të veçantë?

Eksperienca shumë vjeçare në fushën e mobilimit, stafi i kualifikuar si dhe koherenca janë faktorët kryesorë qe na bëjnë të besueshëm për klientët tanë. Ne ofrojmë jo vetëm mobilje moderne por edhe ato klasike, jo vetëm produkete por dhe ide, jo vetëm cilësi, por edhe korrektesë. Çmimet tona janë të leverdisshme dhe tek ne do të gjeni artikuj me zbritje.

* Cilësia dhe garancia në jetëgjatesinë e produkteve tona
* Korrektësia dhe shërbimi
* Produktet e certefikuara
* Çmimet konkurruese
* Eksperienca

Çfarë ofrojmë ne?

* Cilësi dhe larmishmëri
* Garanci për çdo produkt
* Transport
* Montim
* Asistencë për arredimin e ambienteve tuaja
* Projekte arkitekturore
* Asistencë teknike

Wishlist

Login

Password Recovery

Lost your password? Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

SHOPPING BAG (0)

Added to wishlist!